Laura Saro: Potenciali shqiptar përballë mundësive të investimeve dhe markave globale të mikpritjes

Editorial | TravelBiz

Oct 6, 2026 - 10:39
Oct 6, 2026 - 12:15
 0  385
Laura Saro: Potenciali shqiptar përballë mundësive të investimeve dhe markave globale të mikpritjes

Një destinacion fiton peshë ndërkombëtare kur potenciali i tij shoqërohet me projekte të qarta, partnerë të besueshëm dhe institucione që lehtësojnë bashkëpunimin. Future Hospitality Forum 2026, i organizuar nga AIDA, solli në Tiranë pikërisht këtë mundësi: një platformë ku zhvilluesit shqiptarë dhe markat ndërkombëtare të hotelerisë mund të shqyrtojnë të ardhmen së bashku. Në drejtimin e këtij angazhimi institucional qëndron Laura Saro (Plaku), drejtoresha ekzekutive e agjencisë.

Saro e shpjego forumin si përgjigje ndaj nevojave të tregut, investitorëve dhe interesit të markave globale për Shqipërinë. Mesazhi i saj më domethënës ishte lidhja mes origjinalitetit shqiptar dhe standardeve ndërkombëtare: ruajtja e asaj që na përfaqëson, duke e plotësuar me ekspertizë, cilësi dhe menaxhim profesional. Për turizmin shqiptar, ky është një orientim me rëndësi: identiteti i destinacionit mund të jetë baza mbi të cilën ndërtohet konkurrueshmëria.

Ajo thekson nevojën për besim, informacion të aksesueshëm dhe lidhje të strukturuara me institucionet, për të aktivizuar kapitalin dhe ekspertizën e diasporës. 

Në këtë këndvështrim, kontributi i Laura Saro dhe ekipit të AIDA-s në Future Hospitality Forum meriton vëmendje për lidhjen që krijon mes promovimit të Shqipërisë dhe dialogut të drejtpërdrejtë me industrinë. Vlera afatgjatë e kësaj pune do të ndërtohet përmes vijimësisë së partneriteteve. Forumi ka krijuar një hapësirë të rëndësishme për këtë proces, ku ambicia e destinacionit shqiptar takohet me përvojën dhe kërkesat e tregut ndërkombëtar.

TravelBiz.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow