Po planifikoni nje udhetim? Kjo eshte koha me e mire per te rezervuar dhe kursyer para.

Feb 22, 2023 - 13:51
 0  275
Po planifikoni nje udhetim? Kjo eshte koha me e mire per te rezervuar dhe kursyer para.

Shpesh kemi dëgjuar këshilla të tilla, si: Rezervoni herët në mëngjes për fluturimet më të lira! Ose mos rezervoni të premten në mbrëmje! Ose rezervoni vetëm në mesditë të së martës! Ose rezervoni vetëm gjatë të hënës. Por a ka vërtet rëndësi koha e ditës që blini fluturimin tuaj? A ekziston vërtet koha më e mirë për të rezervuar një fluturim? A janë disa orë të ditës më të lira?. Në bazë të një studimi, që përfshin rreth 20 milionë kërkime të veçanta fluturimi gjatë katër muajve, përgjigjja është “Po, ka rëndësi dita dhe ora kur rezervoni”.

E marta rreth mesnatës është koha më e lirë për të rezervua. Udhëtarët që kërkojnë fluturime të martën në mesnatë kursejnë rreth 6% në fluturimet e tyre, duke e bërë këtë periudhën më të lirë të javës për të rezervuar. Në përgjithësi, fluturimet jane pak më të lira në mesnatë në fillim të javës (e hënë deri të mërkurën).

Ndërkohë e premtja rreth orës 3 të mëngjesit është koha më e kushtueshme për të rezervuar Sipas “Hopper” blerësit që paguajnë rreth 3% tarifa më të larta të premteve rreth orës 3 të mëngjesit. Ky ndryshim është ndoshta për shkak të mënyrës se si linjat ajrore menaxhojnë shitjet e tyre.

Pra, çmimet mund të rriten pak para fillimit të fundjavës, ndaj shmangni rezervimet natën vonë gjatë javës.

Të rëndësishme janë ditët kur fluturoni: dita më e lirë për t’u nisur, mesatarisht, është e mërkura, ndërsa dita më e shtrenjtë është e diela. E njëjta gjë vlen edhe për ditën kur ktheheni: Dita më e mirë për t’u kthyer nga një udhëtim brenda vendit është e marta, ndërsa dita më e mirë për t’u kthyer nga një udhëtim ndërkombëtar është e mërkura.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow