Ç’ka Ka Qëllu, restoranti shqiptar shpallet një nga 100 më të mirët në Nju Jork - travelBIZ

Apr 19, 2023 - 12:11
Apr 19, 2023 - 13:01
 0  279
Ç’ka Ka Qëllu, restoranti shqiptar shpallet një nga 100 më të mirët në Nju Jork - travelBIZ

Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu”, është listuar nga The New York Times s'i një ndër 100 më të mirët në New York.

Prestigjozja amerikane ka bërë një liste të 100 restoranteve më të mirë nga 27 mijë të tillë që ishin në garë.

Pronari i restorantit është shtetasi shqiptar nga Kosova, Ramiz Kukaj. Përmes një postimi në rrjete sociale ai shpreh entuziazmin që një restorant me gatime tradicionale shqiptare është shpallur ndër 100 më të mirët në SHBA. 

27.000 restorante janë në New York City.  A e kishit menduar ndonjëherë, që do të vinte një ditë, kur një restorant shqiptar, me ushqime vetëm autentike shqiptare, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mirë?

Duajeni tuajën shqiptarët e mi sepse nuk ka më të mirë” - ka shkruar Kukaj ne postimin e tij ne rrjete sociale. 

#travelBIZ 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow