Nga Kreta ne Belsh, hap dyert OAZI, perla turistike e destinacionit te gjelber

Gjjithnjë e më shumë emigrantë të kthyer nga jashtë po hapin bizneset e tyre në vendin tonë, kryesisht në sektorin e turizmit.

Feb 13, 2023 - 18:11
Feb 13, 2023 - 19:53
 0  196
Nga Kreta ne Belsh, hap dyert OAZI, perla turistike e destinacionit te gjelber

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vizituar një prej restoranteve të hapura rishtaz në Belsh, nga një emigrant i kthyer nga Kreta, Greqi.

“Ndalesa tek “Oazi” mes oazeve të Belshit, restoranti i hapur rishtazi nga Arseni që, i kthyer pas 18 vitesh përvojë kuzhine në Kretë,

bëri zgjedhjen për të investuar në Belsh”, u shpreh Kumbaro në rrjetet sociale.

Belshi tashmë po cilësohet si, “destinacioni i turizmit të gjelbër”.

Familja e Arsenit është bashkuar për të ofruar më të mirën e kulinarisë së zonës,

duke kombinuar mjeshtërisht recetat tradicionale me risitë që burojnë nga eksperienca në kuzhinë.

Raporti i INSTAT-it për turizmin tregon se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022,

duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre, jo vetëm gjatë sezonit veror por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow