Si ne Maldive, me vetem 27 Pound, zbuloni Maldivet e Shqiperise!
Plazhe me rërë, ujëra të virgjëra dhe shtëpiza piktoreske prej druri, Maldivet janë një destinacion ëndrrash, por me një çmim të lartë. Për pushuesit që duan të shijojnë një pjesë të parajsës, por nuk mund të shpenzojnë 800 paund në fluturimet, ata do të jenë të kënaqur të dinë se ka një alternativë shumë më afër shtëpisë.
Shqipëria, që ndodhet midis Malit të Zi dhe Greqisë, ka parë një fluks vizitorësh në vitet e fundit.
Një nga zonat më të njohura është një fshat i vogël në jug, i quajtur Ksamil.
Videot e vendpushimit bregdetar – i cili krenohet me ujërat bruz dhe që një grup udhërrëfyesish turistikë e përshkruan si një Bora Bora, kanë mbledhur më shumë se 60 milionë shikime në TikTok.
Shumë sugjerojnë se është njësoj të vizitosh Maldivet, por dukshëm më pak i kushtueshëm.
Një influencer ukrainas ka lavdëruar së fundmi Ksamilin në një video në Instagram.
Yulija Berkuta shkruan se ”Ksamili është një nga vendet më befasuese që kam vizituar në Ballkan”.
“Ky fshat është shtëpia e ushqimeve të shijshme të detit, një deti shumëngjyrësh dhe ishujsh të bukur që ndodhen afër nga fshati”, shkruan ajo.
Yulija nuk është personi i vetëm në rrjetet sociale që ka lavdëruar parajsën evropiane.
Krijuesja e sugjerimeve të udhëtimit, Caitlyn, e cila njihet edhe si the.wanderlust.times, postoi një video në lidhje me udhëtimin e saj të fundit.
Ajo tha se “ju gjeni Maldivet evropiane dhe janë një nga vendet më të lira ku keni udhëtuar”.
Fluturimet kushtojnë deri në 27 paund me ”WizzAir”, ”EasyJet” dhe ”British Airways”, që të gjitha ofrojnë linja direkte për në Tiranë, kryeqytetin e vendit.
Nga Tirana, është katër orë me makinë deri në Ksamil.
Burimi: ATA
What's Your Reaction?