Shkodra në fokus të zhvillimit turistik - TravelBIZ
Nga promovimi i destinacioneve natyrore dhe kulturore, te rritja e standarteve më të larta në mikpritje, Shkodra mbetet një nga pikat kyçe të turizmit shqiptar.
Shkodra dhe rajoni i Veriut përfaqësojnë një nga pasuritë më të rëndësishme të turizmit shqiptar, ku natyra, trashëgimia kulturore, mikpritja dhe gastronomia ndërthuren në një ofertë të veçantë për vizitorët vendas dhe të huaj. Në këtë vizion zhvillimi, promovimi i destinacioneve, përmirësimi i infrastrukturës turistike dhe rritja e standarteve më të larta të shërbimit mbeten thelbësore për rritjen e qëndrueshme të sektorit.
Me një potencial të spikatur mes Alpeve, Liqenit të Shkodrës, trashëgimisë urbane dhe jetës kulturore, qyteti vijon të konsolidohet si një destinacion me identitet të fortë dhe përvojë autentike.
©GUIDA E EKSELENCES TURISTIKE SHKODER
What's Your Reaction?


