Rama: Columbus Villas, një sipërmarrje e re aty ku bora zgjat 100 ditë në vit, i shtohet ofertës turistike të Shqipërisë - travelBIZ

Apr 17, 2023 - 13:31
Apr 17, 2023 - 13:32
 0  302
Rama: Columbus Villas, një sipërmarrje e re aty ku bora zgjat 100 ditë në vit, i shtohet ofertës turistike të Shqipërisë - travelBIZ

Vermoshi, 100 km nga qyteti i Shkodrës në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit, vitet e fundit është kthyer në një prej destinacioneve turistike më të vizituara alpine.

Kryeministri Edi Rama publikoi  në rrjete sociale pamje nga bujtinat e ndërtuara në Vermosh.

“Columbus Villas është një nga sipërmarrjet më të reja në Vermosh të Malësisë së Madhe mes peizazhit të mrekullueshëm që i shtohet ofertës turistike të kësaj zone”, tha Rama.

Fshati i Vermoshit është i ngritur mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Limit. Në të dyja anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Bimësia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe haloret. Vermoshi shquhet për panoramën e tij, si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow