South Outdoor Festival rikthehet ne Borsh ne datat 25 -28 Maj! Njihuni me risite e ketij edicioni - travelBIZ

South Outdoor Festival, festa e promovimit të destinacioneve, kulturave, turizmit sportiv, kulinar e mjedisor të jugut të Shqipërisë, çel siparin e festivaleve verore të bregdetit që janë kthyer në një traditë unike të sezonit turistik veror.

Apr 18, 2023 - 13:37
Apr 18, 2023 - 18:33
 0  257
South Outdoor Festival rikthehet ne Borsh ne datat 25 -28 Maj! Njihuni me risite e ketij edicioni - travelBIZ

Fshati turistik në jug të vendit, Borshi do të mirëpresë edhe këtë vit “South Outdoor Festival” një event që jo vetëm promovon turizmin dhe traditën, por gjithashtu gjallëron jetën dhe ndihmon ekonominë e zonës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila bëri të ditur se, “me verën që po afrohet dhe përgatitjet e fundit për sezonin, bashkë me festivalet që i ndezin shpirtin bregdetit siç është “South Outdoor Festival”, më 25-28 maj në Borsh”.

“South Outdoor Festival” këtë verë do të ofrojë për turistët mbi 40 aktivitete të ndryshme, kampingje, aktivitet nga ajri, deti, ecje në natyrë për turistët e aventurës dhe mjaft aktivitete kulturore ku përveç bregdetit turistët njihen dhe me historinë dhe trashëgiminë kulturore.

Gjithashtu do të ofrohen mbi 30 aktivitete për fëmijë me workshop-e, forume dhe lojëra të ndryshme, ku nuk do të mungojnë në mbrëmje koncertet dhe festat nën tingujt e artistëve dhe DJ vendas dhe ndërkombëtarë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow