FESTA: Kumbaro ka nje falenderim te veçante per kete skuader! - travelBIZ
Në Tiranë u zhvillua Konventa Ndërkombëtare e Turizmit nën logon “FESTA”, një event i rëndësishëm që bëri bashkë personalitete shqiptare dhe ndërkombëtare,
si edhe aktorë të linjës për të diskutuar mbi sfidat e zhvillimit të turizmit, si një sektor potencial me kontribut të madh në ekonomitë e vendeve.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se, kjo ishte një javë dedikuar turizmit, me mijëra pjesëmarrës online e ne sallë, nga 38 vende të botës që tani janë bërë miq të Shqipërisë.
Kumbaro falënderoi veçanërisht skuadrën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për përkushtimin në mbarëvajtjen e këtij eventi.
“Por gjithë sa pamë në ‘FESTA’ s’do të ishte e mundur pa përkushtimin e sinqertë, angazhimin orar pa orar, harmoninë e grupit dhe koordinimin perfekt të skuadrës së mrekullueshme të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Me zemër organizojmë gjëra që na bëjnë krenarë dhe me zemër ju falënderoj për gjithçka”, u shpreh ministrja, ndërsa ndau foto të ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
What's Your Reaction?