Këshilla për një udhëtim të qetë e të sigurt!
Pavarësisht destinacionit, apo arsyes që ju ka shtyrë të planifikoni udhëtimin tuaj, travelBiz.al ju sugjeron detajet që nuk duhet të anashkaloni.
1. Vlefshmëria e pasaportës, pse është e rëndesishme ta kontrolloni përpara çdo udhëtimi?
Pasaporta eshte dokumenti i identifikimit qe ju lejon te udhetoni jashte shtetit. Perpara se te planifikoni nje udhetim, per te shmangur surprizat e pakendshme, rekomandohet qe te kontrolloni afatet e vlefshmerise se pasaportes tuaj. Kini parasysh qe per te udhetuar drejt Europes, pasaporta duhet te kete me shume se 6 muaj nga data e skadences.
Gjithashtu duhet te merrni informacion paraprak nese ju duhet te pajiseni me vizen e vendit qe do te vizitoni. Per kete mund te kontaktoni ambasaden ose konsullaten e destinacionit qe keni zgjedhur ose agjentin tuaj te besuar te udhetimit, kjo per te shmangur problemet ne pikat kufitare apo edhe kosto shtese te paparashikuara.
2. Pse eshte e rendesishme te pajiseni me siguracionin e shendetit ne çdo udhetim?
Gjate udhetimeve per pune, turizem apo shkollim, kujdesuni qe te keni gjithmone sigurimin e shendetit me vete.
Sigurimi i shendetit ne udhetim eshte po aq i rendesishem sa pasaporta juaj. Merrni informacionin e duhur perpara se te bleni nje police sigurimi dhe sigurohuni qe polica juaj e sigurimit mbulon vendet ne te cilat ju do te qendroni, aktivitetet qe do te beni dhe gjendjen mjekesore ekzistuese qe keni. Lexoni me kujdes udhezuesin perpara se te blini nje siguracion shendeti ne udhetim, ne menyre qe te blini te duhurin per ju.
3. Ku te gjeni biletat me te lira?
Nese keni nje buxhet te limituar per udhetimin tuaj te radhes, atehere filloni te kerkoni sa me shpejt per biletat. Krahasoni opsione dhe oferta te ndryshme, por gjithmone kini parasysh qe jashte sezonit dhe nisje ne mes jave, biletat kushtojne me pak. Per nje cmim me te reduktuar, shikoni mundesine e udhetimit pa bagazhe te medha, ndoshta nje bagazh dore eshte i mjaftueshem!
4. Lista per paketimin e bagazheve, cfare duhet te keni kujdes?
Kur udhetoni, mundohuni te paketoni sa me pak gjera qe te mundeni. Bagazhet e teperta mund te sjellin kosto dhe mund per tu transportuar. Gjithmone, perpara se te nisni me paketimin, beni nje liste te gjerave qe ju duhen. Pavaresisht nese udhetimi juaj zgjat vetem disa dite, apo disa jave, e rendesishme eshte te keni qe gje qe ju duhet ne sa me pak peshë.
5. Pse eshte e rendesishme te kontaktoni me zyren e turizmit te vendit qe do vizitoni?
Shume nga qytetet e medha kane nje zyre turistike diku ne qender te qytetit ose neper aeroporte. Nese deshironi te mos humbisni kohe dhe energji, nje vizite ne zyren turistike eshte gjeja e duhur per te bere. Aty do te merrni disa ide per gjerat qe mund te beni dhe vendet qe mund te vizitoni gjate diteve te qendrimit tuaj. Ne menyre qe te merrni ate cfare deshironi, mos harroni te diskutoni me agjentet e turizmit, arsyet e udhetimit tuaj dhe cfare prisni nga ky udhetim. Kjo do ti ndihmoje ata qe t’ju japing sugjerimet e duhura.
What's Your Reaction?