Luiza Gega ngjit Shqipërinë në podiumin ballkanik: Një tjetër medalje e artë për K.S. Tirana

Luiza Gega, atletja e K.S. Tirana, triumfon në Kampionatin Ballkanik të Gjysmëmaratonës në Apatin të Serbisë, duke fituar medaljen e 24-t të artë ballkanike. Një tjetër sukses që nderon flamurin kuqezi dhe forcon imazhin e Shqipërisë përmes sportit.

Oct 19, 2026 - 08:39
Oct 19, 2026 - 08:40
 0  179
Luiza Gega ngjit Shqipërinë në podiumin ballkanik: Një tjetër medalje e artë për K.S. Tirana
Atletja e K.S. Tirana, Luiza Gega, rikthehet në kompeticionet ndërkombëtare të atletikës pas një mungese dy-vjeçare, duke triumfuar me medalje të artë në Kampionatin Ballkanik të Half Marathon, zhvilluar me 18 Tetor në Apatin, Serbi.

Luiza konfirmon edhe një herë dominimin e saj në garat ballkanike, duke u ngjitur në majën e podiumit dhe duke i dhuruar një tjetër sukses ngjyrave bardheblu.
Ky është titulli i katërt ballkanik i artë në gjysmëmaratonë dhe medalja e 24-t e artë në total për Luizën në Kampionatet Ballkanike, një arritje që dëshmon klasën, përkushtimin dhe vazhdimësinë e saj në atletikë.

Për Klubin Sportiv Tirana, Luiza është një nga figurat më përfaqësuese të ambicies dhe qëndrueshmërisë sportive. Kampionia europiane e vitit 2022 vijon ta lidhë emrin e klubit me rezultate ndërkombëtare, duke dëshmuar se përkushtimi dhe puna shumëvjeçare mbeten themeli i suksesit.

Medalja e Apatinit është një arritje personale që pasuron njëkohësisht historinë sportive bardheblu. Në të pasqyrohen përpjekjet e atletes, puna e trajnerit dhe rëndësia e mjedisit sportiv ku talenti zhvillohet. Për brezat e rinj të Klubit Sportiv Tirana, shembulli i Luizës e bën më të prekshëm synimin për të konkurruar dhe fituar përtej kufijve.

Triumfi i radhës i Luizës përforcon peshën e K.S. Tirana në sportin shqiptar dhe vlerën e investimit të vazhdueshëm tek atletët. Sportistë si Luiza janë edhe përfaqësues të çmuar të qytetit dhe vendit të tyre. Çdo paraqitje ndërkombëtare krijon një mundësi për ta njohur Tiranën dhe Shqipërinë përmes traditës sportive, njerëzve dhe historive të saj të suksesit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow