Rama: South Outdoor Festival në Borsh ndez shpirtin e bregdetit të jugut më 25-28 maj - travelBIZ
Fshati turistik i Borshit, në jug të vendit, do të mirëpresë edhe këtë vit “South Outdoor Festival”, eventin që promovon turizmin dhe traditën, por i jep nxitje edhe ekonomisë së zonës.
Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm momente nga aktiviteti në edicionet e kaluara si ftesë për edicionin që do edhe disa ditë të trokasë.
“South Outdoor Festival në Borsh, prej gjashtë vjetësh tanimë ndez shpirtin e bregdetit të jugut më 25-28 maj, me aktivitete e sporte në natyrë, panaire prodhimesh lokale e workshop-e të llojllojshme”, u shpreh Rama.
“South Outdoor Festival” këtë verë do të ofrojë për turistët mbi 40 aktivitete të ndryshme, kampingje, aktivitet nga ajri, deti, ecje në natyrë për turistët e aventurës dhe mjaft aktivitete kulturore, ku përveç bregdetit turistët njihen edhe me historinë dhe trashëgiminë kulturore.
Gjithashtu do të ofrohen mbi 30 aktivitete për fëmijë me workshop-e, forume dhe lojëra të ndryshme, ku nuk do të mungojnë në mbrëmje koncertet dhe festat nën tingujt e artistëve dhe DJ vendas dhe ndërkombëtarë.
What's Your Reaction?