Tiranë: Rama ndan pamje nga Parku i Liqenit të Paskuqanit, tashmë edhe me pedonale të re - travelBIZ
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Parku i Liqenit të Paskuqanit.
Parku i Liqenit të Paskuqanit ka tashmë pedonalen e re, ndërsa infrastruktura e parkut përfshin sheshpushime dhe korsi biçikletash.
Në liqenin e Paskuqanit janë mbjellë mbi 10 mijë pemë, duke e kthyer këtë park nga një vend ferrash e plehrash, në një mushkëri të gjelbër.
Parku i Liqenit të Paskuqanit i vlen krejt kryeqytetit, edhe pse ndodhet në Bashkinë e Kamzës.
Parkut mirëpret, jo vetëm banorët e Bashkisë Kamëz, por të gjithë ata që duan të shijojnë ajrin e pastër, peizazhin fantastik, zogjtë e shumtë, hapësirën ku fëmijët mund të luajnë.
What's Your Reaction?