Norwegian Star Cruise me 2245 pasagjerë mbërrin në Sarandë! Rama entuziast, kemi mikpritur 59% me shume turiste se vjet - travelBIZ

Apr 19, 2023 - 17:14
 0  257
Norwegian Star Cruise  me 2245 pasagjerë mbërrin në Sarandë! Rama entuziast, kemi mikpritur 59% me shume turiste se vjet - travelBIZ

“Norwegian Star Cruise” me rreth 2200 turistë në bord, kryesisht amerikanë, ka mbërritur sot në Sarandë.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se deri në mars, Shqipëria ka mikpritur mbi 1 milion vizitorë të huaj, plot 59 % më shumë se në vitin 2022.

Edhe pse kanë pak orë në dispozicion për të vizituar atraksionet turistike, turistët tregojnë se janë të mahnitur nga bukuria e qytetit. Dhe nuk e përjashtojnë një tjetër për ta vizituar me më shumë kohë në dispozicion.

Në vitet e fundit Saranda ka përfituar rreth 4000 turist ditor në javë falë vizitave të krocierave të mëdha. Norwegian Star mbërriti nga Spliti i Kroacisë , për të qëndruar pak orë në Sarandë. Ndërsa për javët e ardhme në Portin e Sarandës janë edhe 5 rezervime të tjera nga anikd të përmasave të tilla.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë dymujorit të parë të këtij viti, shënoi rritje me 73.7 %, duke arritur 686.536, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Sipas INSTAT, në periudhën janar-shkurt 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 666 314 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/Paqësori, përkatësisht me 13 301 dhe 2 671 shtetas.

Raporti i INSTAT-it për turizmin tregon se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit.

Janë 1.9 milionë më shumë se, viti 2021 dhe 18 % më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow