Destinacioni Shqipëri, interes i lartë nga turistët evropian. Flasin shifrat! - travelBIZ

May 1, 2023 - 19:21
 0  256
Destinacioni Shqipëri, interes i lartë nga turistët evropian. Flasin shifrat! - travelBIZ

Shqipëria është vizituar nga mbi 1 milion të huaj në 3-mujorin e parë të këtij viti, duke konfirmuar kështu pritshmërinë pozitive të operatorëve.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave mbi lëvizjen e shtetasve tregojnë se, vetëm për marsin, hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë ishin mbi 39 % më të larta, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tendenca e vizitorëve të huaj në tremujorin e parë shënon një interes të lartë të vizitorëve nga Azia, me dyfishim në raport me një vit më parë.

Ndërkohë që, rritje të dukshme kanë vizitorët nga Evropa Jugore, por edhe Qendrore. Spanja ka konfirmuar shifra më të larta duke nisur edhe turizmin e organizuar, teksa Italia ka një rritje të interesit për vizitorët individualë. Edhe nga Polonia, që është kryesore për turizmin e organizuar në vend, ka një rritje të rezervimeve në raport me kontratat paraprake me garanci.

Sipas INSTAT, “Në mars 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 369.935 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 8.952 dhe 2.183 shtetas” .

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow