Vjosa, perralla ekologjike shqiptare, se shpejti Park Kombetar

Mar 13, 2023 - 09:13
 0  257
Vjosa, perralla ekologjike shqiptare, se shpejti Park Kombetar

Gazeta e njohur granceze “Les Echos” i ka kushtuar një reportazh lumit të Vjosës, i cili do të shpallet këtë vit Park Kombëtar.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale reportazhin e publikuar në gazetën francize, e cila e cilëson Vjosën “Përrallë ekologjike”

“Përrallë ekologjike” e quan Vjosën një prej gazetave më të njohura franceze, “Les Echos” që i ka kushtuar këtë reportazh mrekullisë sonë natyrore, e cila do të shpallet Park Kombëtar dhe viti 2023 do të jetë “Viti i Vjosës”, theksoi Rama.

Në 13 qershor të 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Për shkak se lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë një ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare.

 

Burimi: atsh

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow