Rama thirrje nga Pogradeci, ruajtja e bukurive natyrore, pasuri per turizmin e vendit tone!

23 vite më parë, Liqeni e Prespës u shpall “Park Kombëtar”, ndërsa 24 vite më parë Liqeni i Pogradecit, u shpall zonë e mbrojtur me statusin “Peizazh i Mbrojtur”, sot pjesë e sitit të trashëgimisë natyrore botërore të UNESCO-s.

Feb 22, 2023 - 09:48
Feb 22, 2023 - 10:14
 0  105
Rama thirrje nga Pogradeci, ruajtja e bukurive natyrore, pasuri per turizmin e vendit tone!
Rama thirrje nga Pogradeci, ruajtja e bukurive natyrore, pasuri per turizmin e vendit tone!

Kryeministri Edi Rama, pasi ndau pamje nga liqeni i Pogradecit, tha se “kjo vëmendje ndaj ruajtjes së bukurive të natyrës sonë, bashkë edhe me nismat e pastrimit, përkthehen në vlerë dhe pasuri turistike, me të cilat po krenohemi e vlerësohemi çdo ditë e më shumë në faqet e mediave më prestigjioze botërore, me një rritje të numrit të turistëve si kurrë më parë”.

Në përbërje të këtij peizazhi të mbrojtur përfshihet Liqeni i Ohrit (sit i trashëgimisë natyrore botërore), gropa e Pogradecit, pragu i Çërravës, Mali i Thatë dhe pjesa lindore e Malësisë së Mokrës.

Flora dhe fauna dhe shkalla e biodiversitetit në Liqenin e Pogradecit është e lidhur fort me cilësinë e ujit të liqeneve dhe kushtet e ekosistemit.

Bimësia bregdetare e Liqenit të Pogradecit është e pasur me 125 lloje, nga të cilat 9 lloje janë bimë ujore.

 

Burimi: ATA

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow