Vizita e dedikuar e drejtoreshes se UNESCO-s ne Muzeun e pergjimeve sekrete! Kush e shoqeroi?
Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, në përfundim të vizitës në Shqipëri, ishte edhe në Muzeun e Përgjimeve Sekrete, “Shtëpia me gjethe”.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila e shoqëroi në këtë vizitë u shpreh se, ““Shtëpia me gjethe”, është një nga projektet më sfiduese që kam pasur fatin të drejtojë dhe shembulli më i mirë i bashkëpunimit mes profesionistëve dhe pasionantëve të kulturës, i cili për më tepër u vlerësua me çmimin “Muzeu i Këshillit të Evropës” për vitin 2020 , që do të lërë përshtypje të pashlyeshme edhe në kujtesën e mikeshës Azoulay”.
“Konceptuam punë të mira në këtë vizitë dy ditore, ndërsa bëhemi gati për fillimin e projekteve të reja në mjedis siç është përfshirja e Vjosës dhe degëve të saj në listën e pasurive natyrore botërore të mbrojtura nga Unesco!”, theksoi Kumbaro.
Burimi: ATA
What's Your Reaction?