Java e kultures Greke, Elva Margariti: Muzika nuk njeh gjuhë, kufij e largësi - travelBIZ

May 24, 2023 - 13:59
May 24, 2023 - 14:07
 0  287
Java e kultures Greke, Elva Margariti: Muzika nuk njeh gjuhë, kufij e largësi - travelBIZ

“Muzika nuk njeh gjuhë, nuk njeh kufij e largësi. Dhe një mbrëmje me muzikë të mirë është gjithnjë celebrim i së bukurës dhe shpirtit të një populli”, kështu është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në përfundim të koncertit që u mbajt mbrëmë me muzikë greke, në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Në koncert interpretoi këngëtarja Kleoniki Demiri, e cila në repertorin e saj kishte pjesë të kompozitorëve më të njohur grekë.

Koncerti në Katedralen Ortodokse, mund të konsiderohet si një nga kulmet e Javës Kulturore Greke, që do vijojë me kulinari, sport, teatër e sërish muzikë.

Java e Kulturës Greke vijon me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër të Dropullit, festival, i cili ditën e sotme zhvendoset në Tiranë.

Programi i “Dropull Travels to Tirana”, parashikon që sot të shfaqen 4 filma të metrazhit të shkurtër, në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse.

Njëkohësisht aktivitetet e Javës Greke do të zhvillohen edhe në Finiq, ku sot do të performojë një grup muziko grek, këngë të zhanrit “rebetiko”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow