Kumbaro-Tomašević, projekte të përbashkëta për promovim turistik të Tiranës dhe Zagrebit

Mar 14, 2023 - 11:01
 0  258
Kumbaro-Tomašević, projekte të përbashkëta për promovim turistik të Tiranës dhe Zagrebit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Zagrebit, Tomislav Tomašević, me të cilin bisedoi mbi menaxhimin e mbetjeve dhe turizmin.

Kumbaro tha se, “të shumta janë pikëtakimet në lidhje me mjedisin dhe menaxhimin e mbetjeve, ku Tomašević ka një eksperiencë të vyer dhe është krejtësisht i fokusuar në ekonominë qarkulluese, pikërisht për të cilën që nga janari i këtij viti kemi krijuar një drejtori të posaçme në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit”.

“Shumë mundësi kemi edhe për të bashkëpunuar në turizëm dhe promovimin e Tiranës dhe Zagrebit. 50% më shumë vizitorë kroatë kishim në vitin 2022 krahasuar me vitin paraardhës, shifra që na tregojnë se jemi në vijë të mbarë”, theksoi Kumbaro.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow