Drejtoresha e GIZ: Qellimi yne kryesor, promovimi i zonave rurale

Apr 10, 2023 - 19:46
 0  257
Drejtoresha e GIZ: Qellimi yne kryesor, promovimi i zonave rurale

GIZ Albania vijon të mbështesë përmes festivaleve të ndryshme promovimin e Shqipërisë jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë ndërkombëtar.

Sonja Kurz, drejtoreshë e GIZ Shqipëri në fjalën e saj në panelin “Turizmi kulturor dhe aktiv” në ditën e tretë të forumit ndërkombëtar “FESTA”, që po mbahet në Tiranë tha se “një nga qëllimet tona kryesore është promovimi i zonave rurale”.

“Kemi filluar disa projekte shumë të mira deri tani, një prej tyre është mbështetja e festivaleve të hapura në natyrë. Një ndër to është edhe festivali që do të zhvillohet në fund të prillit të këtij viti në jug të vendit. Ne do të kemi dy operatorë, do të sjellim njerëzit së bashku që mund të kenë idenë se çfarë ofron ky vend në tri ditë shumë të ngjeshura”, tha Kurz.

Kurz u shpreh se “kemi organizuar gjithashtu festivale në veri, po ashtu festivale të alpinizmit për promovimin e këtyre vendeve”.

“Tani mbështesim projektin “Transdinarika” që zhvillohet nga USAID në pjesën shqiptare. Jemi shumë krenarë për rrugën e çiklizmit të UNESCO-s, që është 1 mijë km çiklizëm në Shqipëri. Jemi krenarë se këtë vit është emërtuar si një nga destinacionet më madhështore të turizmit nga gazeta Nju York Times”, tha Kurz.

Drejtoresha e GIZ Shqipëri u shpreh se “kemi projekte të tjera, po punojmë në majat e maleve për gjurma të ngjitjeve në mal dhe kemi fituar shumë çmime për këtë projekt”.

burimi: ata

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow