Zana Çela: Synojme që turizmi ynë të përfshijë natyrën, mjedisin, kulturën e sportet për një turizëm gjithëvjetor.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela deklaroi sot se, Shqipëria ofron shanse dhe mundësi të një turizmi të qëndrueshëm.

Apr 10, 2023 - 19:43
 0  261
Zana Çela: Synojme që turizmi ynë të përfshijë natyrën, mjedisin, kulturën e sportet për një turizëm gjithëvjetor.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela deklaroi sot se, Shqipëria ofron shanse dhe mundësi të një turizmi të qëndrueshëm.

Gjatë punimeve të Konventës Ndërkombëtare të Turizmit në Tiranë, Çela u shpreh se, turizmi mund të mbetet i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit dhe të mbulojë të katër stinët.

Sipas saj, “industria e turizmit në Shqipëri mund t’i rezistojë krizave të ndryshme si fatkeqësive natyrore”.

“U provua se një tërmet gjatë dimrit dhe pandemia në pranverë nuk mundën të shkatërronin gjithë sezonin turistik, por Shqipëria ishte e aftë të qëndronte dhe rezistonte përballë fatkeqësive”, tha ajo.

Çela vlerësoi se, qeveria shqiptare ka marrë masa të ndryshme për të lehtësuar turizmin, duke nisur me lehtësimin e njëtrajtshëm dhe të vazhdueshëm të infrastrukturës dhe me uljen e barrës fiskale në sipërmarrjet hoteliere.

“Shqipëria turistike ofron sot një mundësi unike dhe shumëdimensionale për çdo udhëtar me plazhet, fshatrat tradicionalë, pamjet malore, ushqimin e mirë vendas, që e bëjnë Shqipërinë destinacionin më të mirë për një eksperiencë ë të paharruar. Më shumë se 26 % e natyrës sonë është zonë e mbrojtur”, tha ajo.

Çela theksoi po ashtu se, Shqipëria synon që turizmi ynë të përfshijë natyrën, mjedisin, kulturën e sportet në kombinim e alternim me njëra tjetrën për një turizëm gjithëvjetor.

“Natyra nuk është gjithçka pasi Shqipëria ka një histori e kulturë e cila ofron vlera të jashtëzakonshme kulturore që nga koha e ilirëve. Itineraret kulturore janë krijuar dhe pikat turistike janë përcaktuar tashmë prandaj së bashku me plazhet, parqet natyrore, parqet kombëtare, liqenet dhe lumenjtë jemi duke zhvilluar që në fillim të këtij viti një kalendar për turizmin kulturor”, tha ajo.

Sipas Çelës, reforma në Agjencia Kombëtare të Turizmit që është bërë prej dy muajsh është bërë për të promovuar turizmin në përgjithësi dhe lloje të ndryshme të tij në mënyrë të integruar duke promovuar turizmin kulturor nëpërmjet një kalendari me evente dhe paketa kulturore.

“Natyra dhe kultura mund të formësojnë një markë për turizmin tonë. Gjithmonë janë kombinuar në kontekstin shqiptar dhe kanë mbështetur njëra-tjetrën, për këtë arsye natyra dhe kultura mund të shërbejnë si një markë unike dhe simbolike për turizmin shqiptar”, shtoi ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow