Shefi Global i Këshillimit të Turizmit Topalović: Shqipëria me intensitet të lartë punësimi në turizëm

Apr 10, 2023 - 19:56
 0  256
Shefi Global i Këshillimit të Turizmit Topalović: Shqipëria me intensitet të lartë punësimi në turizëm

Shefi Global i Këshillimit të Turizmit në Horwath HTL, HR Siniša Topalović mori pjesë në ditën e tretë të forumit ndërkombëtar “FESTA” , dhe theksoi se “industria e turizmit dhe udhëtimit në Shqipëri është në veçanti e rëndësishme, sepse gjeneron 1/5 e turizmit zyrtar të vendit dhe punëson mbi 20 % të njerëzve brenda sektorit të turizmit”.

Në fjalën e tij, Topalović tha se “mund të shikojmë që sot kur e krahasoj me mesataren globale, Shqipëria ka dyfishuar intensitetin e GDP në sektorin e turizmit në ekonominë e përgjithshme duke e krahasuar me mesataren globale. Shqipëria e ka 20 %, kurse bota e ka 10 %, e njëjta aplikohet kur shikojmë intensitetin e punësimit”.

Topalović u shpreh se “në Shqipëri kur shohim punësimin zyrtar në fushën e turizmit dhe udhëtimit ndaj punësimit të përgjithshëm është mbi 20 % para COVID dhe në përgjithësi në botë është 10 %. Pra është dyfishi i intensitetit të punësimit”.

“Rëndësia e edukimit të turizmit dhe udhëtimit është me rëndësi më të madhe se në disa vende të tjera. Është e dukshme që të punësuarit në fushën e turizmit përfaqësojnë një numër të shumtë pikash përgjatë zinxhirit të vlerave të turizmit”, shtoi ai.

Më tej Topalović tha se “qasja si bëhen trajnimet duhet të fokusohet në këtë drejtim. Ne kemi zgjidhje të ndryshme të trajnojmë qindra-mijëra njerëz në të njëjtën kohë duke siguruar rritjen dhe përmirësimin e cilësisë në të gjitha pikat e vlerave të zinxhirit të turizmit”.

Kjo mendoj, vijoi ai, është akoma e rëndësishme sepse Shqipëria konsiderohet si një nga vendet nga ku forca punëtore në sektorin e turizmit vjen drejt vendeve të tjera në Europë.

“Kjo do të thotë që Shqipëria gjithashtu herët apo vonë do të përballet me probleme të kufizimit të punëmarrësve, pra ju nga njëra anë do të donit të trajnonit njerëz, por nga ana tjetër të tjerë njerëz, pra të huaj do të vijnë në Shqipëri. Kjo sot ndoshta duket e paimagjinueshme, por në një të ardhme të afërt do të ndodhë”, theksoi Topalović.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow