Zëvendësministrja Greke e Turizmit, Sofia Zacharaki në Tiranë: Eshtë koha të promovojmë në të gjithë botën turizmin e Greqisë dhe të Shqipërisë si rajon. Gati projekti! - travelBIZ

Apr 11, 2023 - 12:17
Apr 11, 2023 - 17:30
 0  259
Zëvendësministrja Greke e Turizmit, Sofia Zacharaki në Tiranë: Eshtë koha të promovojmë  në të gjithë botën turizmin e Greqisë dhe të Shqipërisë  si rajon. Gati projekti! - travelBIZ
Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, “The Future of Environmental Sustainable Tourism in Albania (FESTA)”, e organizuar per here te pare ne Ballkan, nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) mblodhi ne një event mbresëlënës aktorët me te rendesishem ne idustrine e turizmit nga 38 vende te botes. Ne kuader te ketij aktiviteti, vizitoi Shqiperine edhe Zëvendësministrja greke e Turizmit  znj. Sofia Zacharaki, e cila mori pjese ne disa takime te rendesishme dhe diskutime te nivelit të lartë për turizmin e qëndrueshëm. 

Gjatë vizitës së saj dy ditore, zëvendësministrja organizoi takime te rendesishme edhe me, 
Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe  Gjithë Shqipërisë z.Anastasios, ministren e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro, me zëvendësministren e Turizmit e Mjedisit znj. Vilma Bello dhe
gjithashtu u prit ne nje takim  miqesor nga drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit  znj. Zana Çela. 

Zëvendësministrja greke e Turizmit  znj. Sofia Zacharaki vizitoi Kolegjin Greko-Shqiptar Arsakeio të Tiranës dhe zhvilloi nje takim te rendesishem me operatorë turistikë nga Shqipëria me qellim rritjen e promovimit dhe bashkepunimit ne aspektin turistik te Greqise ne Shqiperi. 

Gjate prononcimit te saj per Mediat , ajo deklaroi se  Shqiperia dhe Greqia, kanë punuar në një marrëveshje të përbashkët që bazohet më shumë në ekoturizëm, agroturizëm, gastronomi dhe turizmin fetar. Ekoturizmi është një pjesë e aksionplanit dhe e dyta është si të promovojmë turizmin e të dy vendeve dhe të zgjerojmë ofertën për turistët nga Evropa Lindore. Duhet të marrim avantazh ndaj këtyre vendeve dhe të promovojmë turizmin e Greqisë dhe të Shqipërisë si rajon,  në të gjithë botën.

Ajo theksoi gjithashtu se, rëndësi e veçantë do ti kushtohet edukimit dhe trajnimit të burimeve njerëzore në sektorin e turizmit.

#travelBIZ

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow