Prishtinë: Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit, vemendja tek rajoni - travelBIZ
Në prag të nisjes të sezonit veror, në Prishtinë u mbajt Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit, nën moton “Për të gjithë rajonin”.
Ky është edicioni i 19-të i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit, event promocional dhe komercial për këta dy sektorë.
Pjesë e panairit janë 10 komuna nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, 30 subjekte dhe biznese, KOK-u dhe nëntë federata sportive.
Në këtë edicion iu kushtua vëmendje e veçantë rritjes së vetëdijes dhe promovimit të sportit, shëndetit dhe fitnesit, duke ditur benefitet e tij drejt një jete me shëndet të mirë fizik e psikologjik.
Folës në ceremoninë hapëse ishin zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, presidenti i KOK, Ismet Krasniqi dhe kryetari i Ulqinit, Omer Bajraktari.
Pas hapjes së panairit u mbajt edhe një panel diskutimi, ku u fol për ligjin e sponsorizimit.
What's Your Reaction?