Ministrja suedeze vizitë në Shqipëri. Mirela Kumbaro: Suedia partnerja më e vyer për integrimin në BE! - travelBIZ

May 4, 2023 - 18:26
 0  257
Ministrja suedeze vizitë në Shqipëri. Mirela Kumbaro: Suedia partnerja më e vyer për integrimin në BE!  - travelBIZ

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ka pritur sot në një takim ministren e Suedisë për Çështjet e Bashkimit EuropianJessika Roswall, në vazhdim të punës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit lidhur me kapitullin 27 të anëtarësimit në BE për mjedisin në përputhje me Agjendën e Gjelbër Europiane, ku Suedia ka ofruar një mbështetje të çmuar.

Ekipi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit po ben nje pune te shkelqyer  per kapitullin 27, më voluminozi sa i përket “detyrave” që duhen plotësuar për integrimin në Bashkimin Europian, sigurisht me mbeshtetjen e vyer nga partneriteti i jashtezakonshem me Suedine, - ka thene Ministrja Kumbaro gjate ketij takimi. 
Agjenda e gjelbër ka vlerë vetëm nëse përkthehet në veprime konkrete, dhe këtë po bëjmë me prioritetin e menaxhimit të mbetjeve, reduktimin e plastikës njëpërdorimshe, me ligjin e ri të ndalimit të gazeve serrë të florinuara dhe së shpejti me ligjin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, duke krijuar në Ministrine e Turizmit dhe mjedisit për herë të parë një drejtori të posaçme dedikuar Ekonomisë Qarkulluese.
#travelBIZ

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow