Në një takim që u zhvillua në Shkodër, ekspertët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit prezantuan projektin Porta e Alpeve, një program ambicioz që synon zhvillimin e turizmit.
Qeveria e Shqipërisë po punon me Bankën Evropiane të Investimeve, për një projekt prej 80 milionë euro për bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe një pjesë të Lezhës. Përmes tij synohet zbatimi i një programi ambicioz investimesh të integruara për zhvillimin urban dhe turistik në këto zona.
Skuadra e ekspertëve ndërkombëtarë, së bashku me skuadrën e FSHZH-së ka filluar punën për hartimin e projekteve konkrete për zbatim.
Ky projekt shënon një hap konkret drejt transformimit të një prej zonave me potencialin më të madh turistik në vend.