Kumbaro: Po punojme intensivisht qe te promovojme Shqiperine jo vetem si destinacion unik, por si pjese e Ballkanit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pjesë e delegacionit që shoqëron kryeministrin Edi Rama në Japoni, u shpreh sot se synimi i kësaj vizite ndër të tjera është tërheqja e turistëve japonezë drejt vendit tonë.

Feb 24, 2023 - 10:27
 0  257
Kumbaro: Po punojme intensivisht qe te promovojme Shqiperine jo vetem si destinacion unik, por si pjese e Ballkanit

Në një intervistë televizive, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u shpreh se “jemi ende larg asaj që kemi mundësi të tërheqim nga tregu japonez”.

“Japonia është një treg shumë interesant. Turistët japonezë njihen si turistë që kërkohen nga të gjitha tregjet botërore të turizmit. E para, pasi udhëtojnë shumë dhe e dyta, pasi janë turistë që shpenzojnë. Deri në vitin 2019 në kishim një rritje të numrit të turistëve japonezë, diku te 7 mijë turistë në vit. Me një rënie drastike 2019-2020 kuptohet, që e mori veten në vitin 2022, por që jemi ende larg asaj që kemi mundësi të tërheqim nga tregu japonez”, tha ajo.

Sipas ministres, duke qenë se është një vend i largët, Shqipëria nuk promovohet vetëm si një destinacion unik, por si destinacion pjesë e Ballkanit.

“Turisti japonez prej vitesh viziton Kroacinë, Greqinë dhe Slloveninë, por Shqipëria nuk ka qenë në itinerarin e tyre”, tha Kumbaro.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow