Saranda, se shpejti destinacioni i preferuar i turisteve kinez. Kryebashkiaku Gurma takon Ambasadorin Zhou Ding

Feb 24, 2023 - 10:29
 0  257
Saranda, se shpejti destinacioni i preferuar i turisteve kinez. Kryebashkiaku Gurma takon Ambasadorin Zhou Ding

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma priti sot në një takim ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Zhou Ding.

Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e shtimit të bashkëpunimit dhe mbi angazhimet e të gjithë aktorëve dhe faktorëve për rritjen e numrit të vizitorëve nga të dy vendet, e posaçërisht të turistëve nga Kina, me destinacion Sarandën.

Shtimi i fluksit të vizitorëve nga Kina nxit interesin e ndërsjellë për turizëm, falë arritjes së marrëveshjes për heqjen e vizave mes dy vendeve.

Disa ditë më parë ministrja Kumbaro nënshkroi me ambasadorin Ding një marrëveshje duke ndërtuar kështu një urë të veçantë bashkëpunimi mes dy vendeve, sa i përket sektorit të turizmit.

Burimi ATA

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow