Kumbaro-Durovic: Gati projektet turistike per zgjerimin e bashkepunimit Shqiperi - Mal i Zi

Apr 10, 2023 - 19:33
 0  259
Kumbaro-Durovic: Gati projektet turistike per zgjerimin e bashkepunimit Shqiperi - Mal i Zi

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti në një takim Goran Durovic, ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi.

Kumbaro informoi se, në fokus të takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Sipas saj, “zonat e mbrojtura që bashkëmenaxhohen nga dy vendet, si lumi Buna dhe liqeni i Shkodrës janë burim i jashtëzakonshëm ekoturistik”.

“‘FESTA’ ishte edhe vendi i shumë pikëtakimeve dhe diskutimeve të projekteve të ardhshme, si me Goran Durovic, ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi,

me të cilin patëm një bisedë sa të ngrohtë dhe konkrete, për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit duke ia filluar me një event promovues në Mal të Zi,

por edhe maksimizimin e potencialit që na vjen nga zonat e mbrojtura që bashkëmenaxhojmë, si lumi Buna dhe liqeni i Shkodrës, një burim i jashtëzakonshëm ekoturistik”, u shpreh ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow