Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello priti në një takim në Tiranë zëvendësministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës, Mentor Arifaj.
“Të fokusuar në projektet e përbashkëta turistike me Kosovën, patëm mysafir në ‘FESTA’ edhe Zëvendësministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj”, u shpreh ajo.
Bello u shpreh se, Shqipëria dhe stafet teknike i dhanë një shtysë platformës së përbashkët Shqipëri-Kosovë, ku puna për realizimin e saj është në rrugën e duhur.
“Aq më tepër në prag të nisjes së sezonit turistik, ku pushuesit nga Kosova përbëjnë pjesën kryesore, më të qëndrueshme dhe natyrisht më të dashur për ne”, tha ajo.