Qëndra e re e turizmit në Korçë, prefekti i qarkut , Nertil Jole flet për shifrat e këtij investimi.

Qendra e re e turizmit ne Korce, model per zhvillimin e turizmit ne rajonal. Prefekti i Qarkut Korçe, Nertil Jole tregon shifrat e ketij investimi.

Feb 10, 2023 - 09:36
Feb 10, 2023 - 09:51
 0  150
Qëndra e re e turizmit në Korçë, prefekti i qarkut ,  Nertil Jole flet për shifrat e këtij investimi.

Së shpejti në Korçë do të hapet qendra e re e turizmit, që e transformon ish-godinën e maternitetit të vjetër, në një mjedis modern.

Lajmin e ka dhënë prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole,

i cili ka publikuar online një album fotografish që dëshmojnë transformimin që ka pësuar struktura e dikurshme,

falë një investimi të qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Prefekti Jole thotë se, vlera e këtij investimi të rëndësishëm për rajonin, arrin në 176,276,813 lekë (pa TVSH)

dhe parashikohet që punimet të përfundojnë brenda muajit maj të këtij viti.

Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Korçë do të menaxhohet nga FSHZH

dhe do t’i shërbejë zhvillimit të burimeve njerëzore për industrinë turistike si dhe mbështetjes së operatorëve turistikë.

TDC Korça do të jetë e katërta qendër publike e këtij lloji në vend, pas Valbonës, Vermoshit dhe parkut të Belshit.

Ajo do të funksionojë si një qendër me struktura mikpritëse, ku do të pilotohen modele të zhvillimit të turizmit për rajonin.

Zhvillimi i kapaciteteve do të bëhet nëpërmjet shfrytëzimit të strukturave funksionale brenda ndërtesës,

me synimin për të organizuar në vazhdimësi mediume dhe trajnime profesionale për sektorin e turizmit.

TDC Korça do të nxisë modele zhvillimi që nuk janë pilotuar më parë,

duke u bërë pionier në Shqipëri për zhvillimin e ofertave të reja në industrinë e mikpritjes,

si premisë premtuese për rritjen e mëtejshme të numrit të vizitorëve vendas e të huaj.

Burimi: ATSH

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow