Fshati Lin, zbulohen gjurme 8400 vjeçare. Rama: Ky gadishulli i vogel, se shpejti pikë referimi për turizmin - travelBIZ
Një zbulim i rrallë ka dalë në dritë, pranë Linit, në Buqezë të Pogradecit.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se arkeologët e Universitetit të Bernës, në bashkëpunim me arkeologët shqiptarë konfirmuan se në këtë vendbanim 8 mijë e 400 vite më herët, është zhvilluar bujqësia, zejtaria, peshkimi, jeta.
“Ky zbulim i ri, përveçse ka vlerë të padiskutueshme historike dhe arkeologjike, do të jetë një pikë e re referimi për turizmin”, u shpreh Rama.
Fshati Lin është një gadishull i vogël, i cili ndodhet në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 20 km larg qytetit të Pogradecit.
What's Your Reaction?