“Dita e Shqipërisë në Tokio” mbyllet me sukses. Kumbaro: Rritja e flukseve turistike Shqiperi-Japoni fillon nga ky vit.

Feb 24, 2023 - 10:24
Feb 24, 2023 - 10:27
 0  251
“Dita e Shqipërisë në Tokio” mbyllet me sukses. Kumbaro: Rritja e flukseve turistike Shqiperi-Japoni fillon nga ky vit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë në aktivitetin “Dita e Shqipërisë në Tokio”, që u mbajt me rastin e viizitës në Japoni të delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Kumbaro ndau në rrjetet sociale një album fotografik, teksa e cilësoi si mjaft emocionues takimin me komunitetin shqiptar në Tokio.

“Emocionues takimi me komunitetin shqiptar në Tokio, studentë dhe profesionistë të suksesshëm që kanë ndërtuar jetën në Japoni duke qenë promotorët më të sinqertë të vendit tonë”, shkroi Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ka mbajtur gjithashtu takime të frytshme me sipërmarrës, gazetarë të interesuar për Shqipërinë, mbi të gjitha për turizmin, dhe miq japonezë të Shqipërisë.

Kumbaro është shprehur se, këto takime shërbejnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Japonisë si dhe në rritjen e flukseve turistike duke filluar nga ky vit.

Burimi ATA

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow