Kumbaro: FESTA, së shpejti në Tiranë forumi dedikuar turizmit të qëndrueshëm - travelBIZ

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro fton qytetarët që të marrin pjesë në FESTAForum.

Mar 23, 2023 - 10:33
Mar 23, 2023 - 11:08
 0  257
Kumbaro: FESTA, së shpejti në Tiranë forumi dedikuar turizmit të qëndrueshëm - travelBIZ

FESTAForum është forumi dedikuar turizmit të qëndrueshëm, që organizohet  në Tiranë nga data 3 deri në 5 prill, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ftoi sot qytetarët që të marrin pjesë në FESTAForum.

Kumbaro nënvizoi se, “në këtë forum do të marrin pjesë pjesëmarrës të nivelit të lartë ndërkombëtar dhe kolegë ministra nga Ballkani dhe Europa”.

Gjithashtu, vijoi Kumbaro, “në FESTAForum do të ketë ekspertë të turizmit si dhe donatorë dhe përfaqësuesit e brandeve hoteliere”.

Por, shtoi Kumbaro, “do të ketë edhe shumë promovim për Shqipërinë në prag të nisjes së sezonit turistik”.

Te gjithe ata që dëshirojnë të marrin pjesë në FESTAforum në 3-5 prill, duhet të informohen dhe regjistrohen në adresën online

https://tourismforum.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow