Rama: Po bëhemi gati për investimin e rëndësishëm që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin - travelBIZ

Kryeministri Edi Rama foli sot për hekurudhën që lidh Shqipërinë dhe Kosovën, e cila do të jetë një investim i rëndësishëm për Shqipërinë, Kosovë dhe rajonin.

Apr 13, 2023 - 18:38
 0  258
Rama: Po bëhemi gati për investimin e rëndësishëm që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin - travelBIZ

Në çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë Durrës, Rama tha se,” paralelisht unë kur po vija po shikoja dhe atë bazën e hekurudhës, me linjën e re hekurudhore Tiranë-Durrës dhe me trenat e rinj që do të vijnë, çka tanimë është në proces pune. Një tjetër infrastrukturë e rëndësishme do t’i shtohet Durrësit”.

“Ashtu sikundër jemi duke ecur me përgatitjet e projektit së bashku me qeverinë e Kosovës për hekurudhën që shkon nga Durrësi drejt Kosovës, dhe që pastaj lidh Durrësin dhe Shqipërinë me hekurudhë me të gjithë zonën tonë si rajon dhe mundëson një tjetër hyrje në gjithë rajonin, të mallrave këtë herë nga Durrësi, por nuk janë vetëm këto. Janë dhe projektet e bashkisë për të cilat ne komunikojmë vazhdimisht me Anin. Besoj e keni parë kantierin e shëtitores së plazhit, është ende herët për të parë gjithë transformimin që ajo shëtitore do të sjellë sepse po punojmë edhe me projektin e rërës. Do të kemi një zgjerim të konsiderueshëm të rërës në plazh dhe faktikisht do të kthehet gjithë ajo hapësirë fantastike që ka pas qenë dikur kur akoma plazhi nuk ishte si të thuash ngushtuar nga ndërtimet e reja”, u shpreh Rama.

Rama nënvizoi se, “Durrësi e ka pasur gjithmonë problem dhe ju e dini shumë mirë çështjen e pastrimit. E ka pasur problem çështjen e pastrimit për shkak të një vend grumbullimi mbeturinash jashtë çdo standardi në Porto Romano dhe patjetër dhe për shkak të domosdoshmërisë që të rritej kapaciteti i Bashkisë se Durrësit për të bërë mbledhjen si duhet të mbeturinave. Dhe nëse ka shumë gjëra që unë mund t’i përmend si kontribut i drejtpërdrejtë i Anit për këtë bashki, të parën që do të përmendja është pastërtia.
Është dhe gjithë përkujdesja për infrastrukturën brenda lagjeve, gjithë përkujdesja për të shtuar atë pjesë të kësaj infrastrukture duke asfaltuar, duke pastruar, duke ndriçuar”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow