Forumi Ndërkombetar i Turizmit për herë të parë në Shqipëri. Kumbaro nis përgatitjet intensive!

Ministrja Mirela Kumbaro priti në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit drejtoreshën rajonale për Europën në Organizatën Botërore të Turizmit, Alessandra Pirante, në vazhdim të përgatitjeve intensive për organizimin e Forumit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë në javën e parë të prillit.

Feb 9, 2023 - 11:44
Feb 10, 2023 - 15:35
 0  159
Forumi Ndërkombetar i Turizmit për herë të parë në Shqipëri. Kumbaro nis përgatitjet intensive!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka pritur në një takim drejtoreshën rajonale për Europën në Organizatës Botërore të Turizmit, Alessandra Pirante.

Gjatë takimit Kumbaro dhe Pirante diskutuan për përgatitjet intensive për organizimin e Forumit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë,

qe do te zhvillohet në javën e parë të prillit, në bashkërendim me UNWTO. 

Ne kete event nderkombetar pritet  të këtë ftuar të veçantë.

Kumbaro tha se “ky event organizohet për herë të parë në vendin tonë,

që për partnerët ndërkombëtarë përfaqëson një rast unikal në përzgjedhjen e politikës

duke bashkuar mjedisin dhe turizmin si ilustrimi më i mirë e konkret i turizmit të qëndrueshëm,

të përgjegjshëm dhe miqësor me natyrën”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow