Shqipëria, Maldivet e Europës!

Njihuni me arsyet që e bëjnë rivieren shqiptare destinacionin më të preferuar të kësaj vere!

Feb 9, 2023 - 10:52
Feb 9, 2023 - 20:29
 0  289
Shqipëria, Maldivet e Europës!

Media britanike “The Sun” e ka shpallur Shqipërinë si desinacionin veror numër 1 për vitin 2023,

duke e përshkruar atë si një vend me çmime të lira dhe Rivierën Shqiptare si Maldivet e Europës. 
Gjithashtu Riviera Shqiptare cilesohet edhe si një nga destinacionet më të lira të pushimeve verore dhe do të jetë shumë popullore në vitin 2023. 

 


Pse Riviera Shqiptare?
Vija bregdetare, e quajtur Riviera Shqiptare, është vetëm disa orë nga Britania e Madhe. Shtrihet nga Vlora në veri deri në Ksamil në jug.

Vera është koha më e mirë për ta vizituar, ku nga maji deri në shtator janë muajt më të ngrohtë, me temperatura maksimale 28°C.

Fluturimet janë më të shpejta se Kanariet – duhen vetëm tre orë për të arritur në Vlorë ose Ksamil nga Mbretëria e Bashkuar.
 
Si është Riviera Shqiptare?


Shumica e plazheve shqiptare janë të gjera dhe me rërë. Pjesa më veriore e rivierës është Vlora,

ku shumica e njerëzve do ta vizitojnë përpara se të zbresin në bregdet.
 
Më në jug të vijës bregdetare është Dhërmiu, një nga plazhet më të mëdhenj dhe të famshëm.

Dhe në pjesën jugore të Rivierës ndodhet Ksamili, i cili është afër kufirit grek.
 
Ka edhe tre ishuj të vegjël ku njerëzit notojnë ose shkojnë me varkë, të cilët janë më të qetë se bregdeti kryesor.

Rajoni po fiton popullaritet pasi u quajt Maldivet e Europës falë disa prej dhomave të hoteleve mbi ujë, ndërsa të tjerë kanë thënë se është si Greqia, por më e lirë.
 
Ndërsa shumë plazhe janë private, shumica e shezllongeve dhe çadrave kushtojnë vetëm disa euro për gjithë ditën. 
 
Çfarë tjetër duhet të di për Rivierën Shqiptare?
Gjuha kryesore është shqipja dhe ndërsa të rinjtë mund të dinë anglisht, popullsia e moshuar ka më pak gjasa ta njohë.

Ka edhe vendas që flasin greqisht dhe italisht, për shkak të afërsisë me të dy vendet.

Monedha vendase është Leku shqiptar, por Euro pranohet si në hotele edhe restorante.
 
Aktualisht nuk ka kufizime për Covid-19 dhe britanikët mund të qëndrojnë në Rivierën Shqiptare deri në 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore pa vizë.
 
Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme së Mbretërisë së Bashkuar, rreth 120,000 britanikë vizitojnë vendin në vit,

dhe shumica janë të kënaqur, kështu që konsiderohet një destinacion i sigurt pushimesh.

Burimi: The Sun/Monitor https://www.monitor.al/shqiperia-shpallet-destinacioni-numer-1-i-pushimeve-per-britaniket/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow