Prezantim i shkelqyer ne ITB Berlin sjell rezultatet e para, 83% e strukturave akomoduese te rezervuara per vitin 2023

Mar 13, 2023 - 10:20
Mar 13, 2023 - 10:27
 0  263
Prezantim i shkelqyer ne ITB Berlin sjell rezultatet e para, 83% e strukturave akomoduese te rezervuara per vitin 2023

Prezantim i shkelqyer për turizmin shqiptar, falë prezantimit të Shqipërisë në panairin më të madh të turizmit ITB Berlin.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se, 83% e kapaciteteve turistike janë tashmë të rezervuara për vitin 2023 në Shqipëri.

“Kalendari i takimeve u shënjua nga pjesëmarrja e Kryeministrit Edi Rama dhe takime te nivelit më të lartë me Kancelarin Scholz, me takimin dypalësh në stendën e Shqipërise me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Zurab Pololikashvili, takim shumë të ngrohtë e bashkëpunues me Sekretaren e Shtetit të Turizmit të Austrisë Susanne Kraus-Winkler, takime intensive me drejtues të lartë të biznesit të turizmit gjerman, italian, francez, austriak, gazetarë të mediave të rëndësishme ndërkombëtare shumë të interesuar për Shqipërinë si destinacioni më i ri në Europë që po tërheq vëmendjen e të gjithë sektorit, panele tematike për turizmin e qëndrueshëm, agroturizmin, turizmin kulturor, vizitorë të shumtë që populluan pa pushim Shqipërinë turistike në Berlin”, theksoi Kumbaro.

Sipas saj, prania e agjencive private turistike shqiptare, e turoperatorëve dhe përfaqësuesve të hotelerisë shqiptare, me stenda të veçanta të organizuara nga vetë shoqatat e sektorit të turizmit në këtë panair ishte pjesa edhe më rëndësishme e punës së kësaj jave.

burimi: atsh 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow