Shkodra Tourism Awards
Një event i dedikuar njohjes dhe vlerësimit të strukturave, iniciativave dhe profesionistëve që po kontribuojnë në ndërtimin, forcimin dhe promovimin e identitetit turistik të Shkodrës.
Shkodra po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë turistik në Shqipëri, falë rritjes së vazhdueshme të numrit të vizitorëve, zgjerimit të kapaciteteve akomoduese dhe investimeve të reja në shërbime dhe produkte turistike. Ky zhvillim ka krijuar nevojën për një qasje më të strukturuar dhe institucionale në vlerësimin e cilësisë, standardeve dhe kontributit të aktorëve që po ndërtojnë turizmin në Qarkun Shkodër.
Shkodra Tourism Awards është një event dedikuar njohjes dhe vlerësimit të strukturave, iniciativave dhe profesionistëve që po kontribuojnë në forcimin e identitetit turistik të Shkodrës. Eventi synon të krijojë një hapësirë reflektimi dhe dialogu mbi rolin e turizmit në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social.
I mbështetur nga Bashkia Shkodër dhe Institucionet më të larta të turizmit në Shqipëri, Shkodra Tourism Awards ka për qëllim promovimin e standardeve të larta, inovacionit dhe respektit për trashëgiminë natyrore dhe kulturore, duke nxitur një kulturë vlerësimi dhe bashkëpunimi brenda industrisë turistike.
Eventi kulmon me një Mbremje Gala, e konceptuar si një moment zyrtar dhe simbolik, ku do të vlerësohen më të mirët e sektorit përmes një ceremonie që bashkon përfaqësues të industrisë së turizmit, institucione publike dhe partnerë të zhvillimit turistik.
Organizatori i ketij eventi, Gentian Ferhati, synon që, kjo nismë të konsolidohet në një event të përvitshëm, duke u shndërruar në një pikë referimi për matjen e cilësisë, përvojës dhe ndikimit të turizmit në Shkodër, si edhe në një instrument që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin afatgjatë të destinacionit.
ℹ️ Për më shumë informacion:
What's Your Reaction?


