Turizmi ne vemendjen e policise se shtetit! Ministri Balla garanton siguri per vizitoret - travelBIZ

Jul 19, 2023 - 17:14
 0  278
Turizmi ne vemendjen e policise se shtetit! Ministri Balla garanton siguri per vizitoret - travelBIZ

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla garanton më shumë siguri për turistët e vizitorët në zonat turistike.

Në një reagim në rrjetet sociale, të martën, Balla duke publikuar foto nga puna monitoruese e policisë në zonat turistike, ka garantuar se Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë.

“Mirëmëngjes dhe me garancinë për më shumë siguri edhe në zonat turistike malore, ju uroj një ditë të mbarë. Turistët dhe vizitorët nga Shqipëria dhe mbarë bota që vizitojnë zonat turistike malore të Shqipërisë kanë vëmendjen e punonjësve të Policisë së Shtetit për t’u ofruar ndihmë në rast nevoje”, garanton ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow