Gjithçka ju duhet, ndodhet ne Shqiperi! Kumbaro takime te suksesshme per promovimin e Shqiperise ne tregun Europian
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka zhvilluar një mëngjes pune në panairin “ITB” Berlin me Sekretaren e Shtetit të Austrisë për Ekonominë dhe Turizmin, Susanne Kraus-Winkler.
“Sinergjia e duhur që bashkëpunimin historik Shqipëri-Austri, partneritetin e rëndësishëm politik për integrimin në BE dhe flukset ekonomike, t’i shtrijmë edhe në turizëm, për promovimin e ndërsjellë, shtimin e vizitorëve gjatë gjithë vitit dhe nxitjen e investimeve austriake në fushën e turizmit falë politikave tejet favorizuese që kemi”, tha Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.
Shqipëria po merr pjesë në panairin më të rëndësishëm të turizmit, ku po përfaqësohet nën moton “Gjithçka që ju nevojitet ndodhet në Shqipëri”. Ky panair tërhoqi vëmendjen e operatorëve turistikë gjermanë dhe jo vetëm.
Pas pjesëmarrjes së Shqipërisë në “ITB” Berlin, një forum ndërkombëtar turizmi do të mbahet në Tiranë në fillim të prillit, organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit.
Më tej, në vjeshtë pritet të organizohet një vizitë e operatorëve turistikë dhe drejtuesve të agjencive turistike japoneze në Shqipëri, një treg i ri për hartën turistike të vizitorëve japonezë.
What's Your Reaction?