Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës: Pas 3 vitesh mungesë rikthehen turistët e huaj - travelBIZ

Muaji mars ka shënuar një rritje të numrit të turistëve të huaj në Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës.

Mar 23, 2023 - 10:52
 0  262
Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës:  Pas 3 vitesh mungesë rikthehen turistët e huaj - travelBIZ

Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e kanë vizituar një grup turistësh nga Japonia, të cilët janë njohur me historinë dhe traditat shqiptare.

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik te Krujes, Mehdi Hafizi eshte shprehur se, pas 3 vitesh mungese për shkak të pandemisë në këtë muze janë rikthyer grupet e organizuara me turistë japonezë në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë.

Hafizi theksoi se “vetëm në 3 javët e para të marsit ky muze është vizituar nga nga grupe të organizuara turistesh te huaj, si amerikanë, italianë, spanjollë, gjermanë, etj”.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow