Kumbaro, Krenare që Shqipëria po promovohet në median spanjolle RTVE për bukuritë natyrore, historike dhe arkeologjike.

Mar 14, 2023 - 10:53
 0  253
Kumbaro, Krenare që Shqipëria po promovohet në median spanjolle RTVE për bukuritë natyrore, historike dhe arkeologjike.

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore dhe historike do të jetë pjesë e produksionit të medias prestigjioze spanjolle RTVE.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale momente nga eksplorimi që gazetari spanjoll Juan, i shoqëruar nga qeni i tij Migas, po i bëjnë Shqipërisë turistike.

“Juan dhe Migas e nisën udhëtimin nga veriu në Shkodër, për të shkuar deri në jug, përmes Vlorës e Zvërnecit, Borshit e deri në Butrint”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “3,5 herë më shumë vizitorë nga Spanja patëm në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, duke qenë një nga tregjet me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike e sigurisht që ky program do t’i shërbejë edhe më shumë shtimit të turistëve spanjollë gjatë gjithë vitit”.

Shqipëria gjithnjë e më shumë po promovohet në media të ndryshme ndërkombëtare për shkak të bukurisë natyrore, historike dhe arkeologjike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow