Gentian Ferhati: Digjitalizimi i industrise se turizmit, koha eshte tani!

Me mbi 25 vite experience ne media, fitues i shume çmimeve kombetare dhe nderkombetare ne foto e video, i diplomuar ne Marketing- Turizem, pasion te cilin e shpalosi edhe 5 vitet e fundit me bashke-ndertimin e nje TV Channel dedikuar turizmit, i pari ne llojin e tij ne Shqiperi, na prezanton sot me krijimin e tij me te ri: nje platforme unike per turizmin shqiptar, Albanian Travel Pages

Jun 15, 2023 - 20:54
Jun 16, 2023 - 09:03
 0  289
Gentian Ferhati: Digjitalizimi i industrise se turizmit, koha eshte tani!
Gentian Ferhati - Media & Tourism Expert -Business & Marketing Consultant

Gentian Ferhati, i njohur prej vitesh per kreativitetin e tij, si nga stafet e televizioneve ku ai ka punuar, kengetaret te cileve u ka realizuar videoklipet muzikore, familjeve dhe çifteve te reja te cileve u ka dhuruar kujtimet me te bukura te jetes se tyre, por edhe bizneset, qe u ka kuruar imazhin, kete here vjen me nje risi ne industrine e turizmit ne Shqiperi.

Epoka e digjitalizimit, s'kishte si te mos ndikonte ne kreativitetin e nje artisti si ai.

Me mbi 25 vite experience ne media, fitues i shume çmimeve kombetare dhe nderkombetare ne foto e video, i diplomuar ne Marketing- Turizem, pasion te cilin e shpalosi edhe 5 vitet e fundit me bashke-ndertimin e nje TV Channel dedikuar turizmit, i pari ne llojin e tij ne Shqiperi, na prezanton sot me krijimin e tij me te ri: nje platforme unike per turizmin shqiptar, Albanian Travel Pages.

 

Albanian Travel Pages eshte platforma e pare dhe e vetme ne Shqiperi qe perfshin industrine e turizmit ne dimension 360 grade.

Kjo platforme vjen në tregun turizimit shqiptar,  në funksion të gjithë aktorëve të kesaj industrie, që operojnë në sektorin e hotelerisë dhe sektorët e tjerë të lidhur ngushtë me të. 

Nje nga objektivat e platformes turistike, atp.al, eshte informimi i audiencës rreth atraksioneve turistike të vendit tonë, strukturave akomoduese, infrastrukturës dhe gjithë grupeve të interesit.

Në një intervistë për TravelBiz, Gentian Ferhati na shpjegon çfarë permban më konkretisht dhe si është e zhvilluar kjo platformë?

Albanian Travel Pages zhvillohet përmes një sistemi kërkimi, dhe ofron mundësinë audiences/turistit të kërkojë dhe të gjejë njesi akomoduese te ndara sipas kategorive nga një lokacion konkret, menyra te transportit drejt atij lokacioni, informacione nga trashëgimia kulturore apo dhe kalendarin e aktivitete turistike që zhvillohen në Shqipëri.  

Struktura e web aplikacionit

Aplikacioni i mundesoi perdoruesve qe duke përcaktuar nje destinacion te caktuar (me ane te nje motori kërkimi), kërkuesi pra konsumatori i ofertes (produkteve apo sherbimit) turistike gjen çdo gjë që ofron industria e turizmit në Shqipëri të ndarë në kategori te ndryshme: