Certifikohen 30 rojet e para bregdetare, Kumbaro: Operatorët që s’kanë vrojtues plazhi u hiqet licenca - travelBIZ
Certifikohen 30 rojet e para bregdetare përmes një trajnimi të ri të certifikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Turizmit, duke bërë që sezoni veror të jetë edhe më i sigurt për qytetarët dhe turistët.
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro tha se nëse operatorët turistik që nuk kanën një vrojtues plazhi do u ndërpritet kontrata e stacionit të plazhit.
Duke i cilësuar rojet bregdetare si shpëtimtarët dhe garancinë për një pushim të sigurt, Kumbaro tha se kjo do të krijojë dhe treg pune për ta në të gjithë operatorët që kanë stacione plazhi.
“Ju do jeni shpëtimtarët e këtij sezoni. Ju jeni garancia për të bërë një pushim të sigurt dhe pajisni bregdetin me burime njerëzore për ruajtjen e shëndetit dhe jetës në plazhe. Është mundësi shumë e mirë për studentët që të kenë një treg pune dhe një trajnim plus në profesionet e tyre. Është një treg pune në rritje se operatorët që ofrojnë argëtimin do të ofrojnë edhe sigurinë në plazhe përmes rojeve bregdetare.
Ndërhyrja jona ndaj operatorëve që nuk veprojnë sipas protokollit të rregulluar ku kërkohet një vrojtues plazhi do u ndërpritet kontaktet e stacioni i plazhit”, tha Kumbaro.
Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ky trajnim garanton një sezon turistik të sigurt.
“Jemi kthyer edhe në qendra që sigurojmë shërbime jetike dhe sigurinë për turistëve dhe qytetarëve. Urgjenca Kombëtare në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve në kurimin e dy ministrive krijon një lidhje një bashkëpunim të qëndrueshme pasi certifikimi është një ndër aspekt që garanton një sezon turistik të sigurt. 29 qendra shëndetësor do të jenë në gjithë bregdetin dhe zonat malore.
Qendrat e urgjencës Kombëtare do jenë në 18 pika në të gjithë territorin për një akses sa më të shpejt për rastet urgjente. Spitalet në zonat bregdetare dhe ato malore do jenë në gatishmëri dhe do të kemi një përmirësim vit pas viti të kurikulës dhe me rojet e certifikuara plotësojmë atë vakum që kishim”, tha Manastirliu.
Trajnimi do të zgjasë 5 ditë dhe programi i implementuar të certifikimin e rojeve të para bregdetare do të përdoret sot në SHBA dhe Kanada.
What's Your Reaction?