Turizmi sportiv: Bovilla, një destinacion plot aventura shumë pranë Tiranës - travelBIZ
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro solli pamje kjo bukuri e natyrës teksa shkroi se, “Bovilla është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ku ia vlen të zbulohen peizazhet siç i shihni në video dhe monumentet e natyrës që gjenden në zonë”.
Liqeni i Bovillës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, Tiranë ofron për vizitorët një peizazh të veçantë dhe është një destinacion mjaft interesant për të kaluar fundjavat.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro solli pamje kjo bukuri e natyrës teksa shkroi se, “Bovilla është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ku ia vlen të zbulohen peizazhet dhe monumentet e natyrës që gjenden në zonë”.
Liqeni i Bovillës shtrihet në krahun verilindor të Tiranës, midis dy vargmaleve kryesore, atë të Gamtit dhe të Brarit. Bovilla e ndodhur në një zonë me bukuri natyrore të mrekullueshme dhe me liqenin e saj nga i cili merr ujë të pijshëm një pjesë e madhe e Tiranës.
Kjo zonë po frekuentohet së fundi nga të apasionuarit e turizmit sportiv që është kthyer në një tendencë në Shqipëri, por kryesisht në Tiranë.
Ky vend mahnitës është përfshirë në itinerarin e disa tour operatorëve dhe grupeve që organizojnë evente në natyrë.
Ngjitjet, ecjet në natyrë dhe barbekjutë janë aktivitetet kryesore. Rrethinat e Tiranës, janë bërë pjesë e njerëzve që e pëlqejnë këtë lloj turizmi. Operatorët vendas që organizojnë ture tregojnë për qëndrueshmëri dhe rritje interesi për këto aktivitete nga Kryeqytetasit.
Turizmi i aventurës po sheh një shtrirje gjatë gjithë vitit, me turizmin e bardhë në dimër, hiking, rafting, ecje në pranverë e vjeshtë, si dhe eksplorimin e gjireve, shpellave apo destinacioneve të tjera interesante në ditët e nxehta. Një nga vendet më pranë Tiranës, që të jep mundësinë të kalosh një fundjavë të këndshme dhe sportive është liqeni i Bovillës.
Kjo ndoshta është zona më e afërt për të praktikuar sportin e ngjitjes dhe kacavjerrëses në shkëmbinj në rajonin e kryeqytetit. Në këtë zonë në fundjavë zhvillohet turizmi i aventurës, ku operatorët turistik ofrojnë një itinerar të sigurt për ecje dhe ngjitje nëpër shkëmbinj.
Itineraret variojnë në gradë vështirësie, nga ato të thjeshtat deri tek ato më të vështirat, për tu dhënë mundësi të gjithëve që të praktikojnë këto lloj sportesh.
Një vëmendje më e madhe për sa i përket infrastrukturës rrugore dhe asaj turistike drejt këtij destinacioni të afër për çlodhje, do të bënte që shumica e kryeqytetasve ta kishin një destinacion të fundjavës.
What's Your Reaction?