Ujëvara e Sotirës, pamje mbresëlënëse vetem 20km larg qytetit te Gramshit.
Njihuni me destinacionin qe ofron mundësi për zhvillimin e aktiviteteve si kamping apo piknik në pjesën e lëndinës mbi ujëvarë. Ujevara e Sotirës, jo më shumë se 20 km larg qytetit të Gramshit.
Ujëvara e Sotirës në Gramsh, është një prej shumë bukurive natyrore që kurrsesi nuk duhen lënë pa u vizituar.
Ajo është një nga ujëvarat më të bukura të vendit tonë, rrëzë të Malit të Tomorrit. Veçantia e saj qëndron në faktin se përbëhet nga tre burime që depërtojnë malin nga lartësi të ndryshme (20-100 m), duke krijuar pamje mbresëlënëse. Uji që bie prej saj më pas formon lumin me të njejtin emër.
Kjo zonë ofron edhe mundësi për zhvillimin e aktiviteteve si kamping apo piknik në pjesën e lëndinës mbi ujëvarë. Ujevara e Sotirës gjendet jo më shumë se 20 km larg qytetit të Gramshit.
Për shumë kohë, ky destinacion turistik, nuk ishte në itinerarin e turistëve vendas apo të huaj.
Ndërkohë që, vitet e fundit, interesi ka ardhur gjithnjë në rritje edhe nga përtej kufirit. Zakonisht fundjavave, agjencitë turistike organizojnë ekskursione drejt Ujëvarës së Sotirës.
What's Your Reaction?