Destinacioni i fundjaves, Permeti. Njihuni me vetite e Ujërave termale të Bënjës

Mar 14, 2023 - 10:37
 0  275
Destinacioni i fundjaves, Permeti. Njihuni me vetite e Ujërave termale të Bënjës

Me rritjen e temperaturave, vizitorë të shumtë vizituan fundjavën që lamë pas Përmetin dhe veçanërisht Ujërat Termat të Bënjës.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ujërat termale të Bënjës, me vizitorë.

“Mirëpresin çdo fundjavë vizitorë të shumtë, të cilët nuk i tremben aspak motit për të eksploruar thesaret natyrore të zonës. Specialistët e AdZM Gjirokastër ndodhen në terren, për të dhënë informacion dhe mbështetje për të gjithë vizitorët”, theksoi AKZM.

Ujërat termale të Bënjës ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit. Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit të Langaricës.

Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj.

Ky vend i rrethuar nga një natyrë e paprekur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni i Lengaricës dhe Ura e Katiut.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow