Sezoni turistik, Kumbaro: Stacionet e ankorimit për mjetet lundruese, masë thelbesore për sigurinë! Vazhdojnë aplikimet - travelBIZ
Në çdo bashki bregdetare të vendit gjatë sezonit turistik të këtij viti do të ketë stacione të përcaktuara ankorimi për mjetet lundruese, me qëllim ekonomik dhe turistik.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se, vazhdojnë përgatitjet e sezonit turistik veror, ku shumë të rëndësishme janë stacionet e ankorimit për mjetet lundruese me qëllime turistike dhe argëtimi, si masë thelbësore për sigurinë në det.
Kumbaro sqaroi se, “çdo mjet i tillë detar do ta ketë të përcaktuar korridorin e lëvizjes dhe vendin e ankorimit”.
Ministrja Kumbaro u shpreh se, “aplikimet për menaxhimin e përkohshëm të stacioneve të ankorimit për çdo bashki janë hapur sipas një procesi transparent të koordinuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”.
Ky është viti i parë që në bashkitë bregdetare të vendit, si Vlora, Saranda, Himara, Durrësi, Lezha etj, do të ketë stacione të ankorimit dhe bregëzimit për mjetet lundruese.
What's Your Reaction?